Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pas kikboksit, “Vullkani” Vukshinaj kërkon të shpërthejë edhe në boks

Nëse në boksin profesionist përsërit sukseset që kishte në kikboks, Fatos Vukshinaj do të bëhet prej shqiptarëve më të mëdhenj të ringut të të gjitha kohërave.

Vukshinaj 26-vjeçar vetëm këtë vit ka nisur karrierën në boksin profesionist dhe fillimi është premtues, shkruan sot Koha Ditore. Boksieri që ka zgjedhur nofkën "El Vulcano" (Vullkani) së fundi boksoi fundjavën e kaluar në Basel të Zvicrës, ku edhe jeton.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e mposhti me nokaut teknik në raundin e tetë ukrainasin Mykola Vovk. Në boksin profesionist ka debutuar më 4 shkurt në Magdeburg të Gjermanisë.

E mposhti Gazmend Gashin, që dorëzoi meçin. Më pas ka fituar ndaj Javad Sadeghit, Nico Salzmannit e Limbani Masambas. Vetëm Masamban e ka mposhtur me pikë, të tjerët me ndërprerje.

Vukshinaj ka lindur në Basel të Zvicrës, ku edhe jeton, ndërsa me prejardhje është nga Prizreni. Bokson në kategorinë e mesme, deri 72 kilogramë. Trajner e ka vëllanë, Mërgimin, që njëjtë si Fatoni ishte kikboksier i suksesshëm...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)