Sulmuesi i Shqipërisë, Giacomo Vrioni pritet që karrierën ta vazhdojë në SHBA, kështu ka shkruar të premten gazetari italian Fabrizio Romano të premten.
Vrioni tashmë ka arritur marrëveshje dhe do të transferohet te skuadra e MLS-së, New England Revolution.
Për kartonin e Vrionit, ekipi amerikan është pajtuar t’i paguajë Juventusit katër milionë euro dëmshpërblim.
Vrioni sezonin e shkuar ishte i huazuar në Austri, te skuadra elitare WGS Tirol ku shkëlqeu me 21 gola të shënuar në 30 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.