Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrioni në MLS për 3.6 milionë euro

Giacomo Vrioni do ta përcjellë Giorgio Chiellinin në ligën MLS të futbollit.

Të shtunën, mediat italiane kanë raportuar se transferimi i Vrionit në elitën e futbollit të Amerikës është punë e kryer.

“Sportitalia” dhe “Gazzetta dello Sport”, ka shkruar të shtunën se ai do të transferohet te New England Revolution për 3.6 milionë euro.

Qendërsulmuesi është futbollist i Juventusit U23, ndërsa edicionin e kaluar ishte i huazuar te klubi austriak, Tirol.

Në sezonin e kaluar në me ekipin e elitës së futbollit austriak shënoi 21 gola në 30 paraqitje, ndërsa kontribuoi edhe me pesë asistime.