Sulmuesi i Shqipërisë, Giacomo Vrioni ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Ligue 1. Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se është skuadra e Reimsit që ka shprehur interesim për Vrionin.
Mësohet se Vrioni te Reimsi po shihet si zëvendësim ideal për sulmuesin Hugo Ekitike, i cili pritet të transferohet te Newcastle Unitedi për 30 milionë euro.
Vrioni ka shkëlqyer sezonin e fundit te skuadra e Tirolit në elitën e futbollit austriak. Ai me fanellën e Tirolit, ku ishte i huazuar nga Juventusi shënoi 21 gola dhe asistoi pesë herë në 30 paraqitje në të gjitha garat. Vrioni ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth katër milionë euro.