Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Williamsit

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williams, raporton “Tuttosport” të enjten. Juventusi po synon transferimin e 20-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit dhe pritet së shpejti ta kontaktojë Athletic Bilbaon.

Williams ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, ndërsa me Bilbaon ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë edicion, Williams ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime në gjashtë ndeshje të luajtura në La Liga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai këtë muaj ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Spanjës, duke regjistruar dy paraqitje. Williams para fillimit të sezonit të shkuar është promovuar në ekipin e parë të Bilbaos.