Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrioni e mbyll me sukses aventurën te Tiroli

Giacomo Vrioni e ka mbyllur aventurën te skuadra e elitës së futbollit austriak, Tirol, në mënyrë të shkëlqyer.

Sulmuesi 23-vjeçar, që është futbollist i Juventusit deri në vitin 2024, shënoi 21 gola në të gjitha garat me skuadrën e Bundesligës austriake. Kontribuoi edhe me pesë asistime.

Ende nuk dihet nëse ai do të kthehet te Juventusi për ta vazhduar karrierën me klubin “bardhezi”.

Për reprezentuesin e Shqipërisë, interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane. Anderlechti, Getafe, Groningeni dhe Beshiktashi janë duke garuar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit, por Juventusi e ka fjalën e fundit.

Për Vrionin, Beshiktashi është gati t’i shpenzojë pesë milionë euro.

Artikuj të ngjashëm