Sulmuesi Giacomo Vrioni po kompleton një edicion shumë të suksesshëm në rrafshin personal. 23-vjeçari të enjten shënoi gol për WSG Tirol që u mposht 2:1 nga Rapidi i Vjenës. Ishte ndeshja e parë finale e plejofit të Bundesligës austriake për kualifikim në Ligën e Konferencës. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri ditësh në Vjenë.
Vrioni në katër ndeshjet e fundit ka realizuar nga një gol. Në shtatë ndeshjet e fundit ka realizuar nëntë gola. Gjithsej këtë edicion në Bundesligën e Austrisë në 27 paraqitje ka realizuar 19 gola e katër asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVrioni te Tiroli është i huazuar nga Juventusi. Ai ka tri paraqitje për Shqipërinë.