Sulmuesi i Shqipërisë, Giacomo Vrioni, ka vazhduar formën e mirë që po kalon në Austri me Tirolin.
Vrioni shënoi dy gola në fitoren 3:2 kundër Riedit. Trepikëshi ishte mjaft i rëndësishëm për Tirolin në luftën për mbijetesë.
23-vjeçari ka mbërritur kuotën e 12 golave në këtë sezon në kampionatin austriak. Vetëm Adeyemi (16) i Salzburgut ka më shumë.
Tiroli në vendin e 10-të tubon 18 pikë, katër më shumë sesa vendi që të dërgon në ligën e dytë austriake.