Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vrioni shënoi tregolësh kundër Wolfsbergerit në Austri

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, ka shënuar tre gola me Bundesligën e Austrisë.

Vrioni që luan me skuadrën e Tirolit, të dielën fitoi kundër Wolfsbergerit me rezultatin 5:1, në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e futbollit austriak. Ai e hapi serinë e golave në minutën e 26-të.

Golin e dytë personal në ndeshje e realizoi në minutën e 62-të, teksa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 86-të. Sulmuesi 23-vjeçar ka tetë gola të shënuar dhe një asistim në këtë edicion.