Përfaqësuesja e Kosovës U19 në volejboll (femrat), ka siguruar pozitën e gjashtë në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Mioveni të Rumanisë.
Kosova U19 të shtunën mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3:0 në sete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSetin e parë, “Dardanet” e fituan me rezultatin 25:21. Seti i dytë përfundoi 25:22, ndërsa seti i tretë ishte plotësisht i dominuar nga Përfaqësuesja e Kosovës, të cilin e fitoi 25:15.
Kosova tani do të luajë për pozitën e pestë, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.
Ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Bullgarisë, të dielën në orën 10:00.