Volejbollistet e grupmoshës U20 të Kosovës të shtunën do ta luajnë ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Evropian.
Kosova i humbi dy ndeshjet e para kundër Rumanisë dhe Turqisë.
Tani do të luajë për plasman.
“Në ndeshjen për vendin e pestë, volejbollistet tona do të ndeshjen me Malin e Zi. Kosova përballë Malit të Zi ka arritur që në grupmoshat e reja, edhe të fitojë ndeshje, kur në U17 vitin e kaluar e kishte mposhtur 3:0. ‘Dardanet’ shorti i vendosi në grup të vështirë ndaj Turqisë e Rumanisë, dy Kombëtare që arritën në gjysmëfinale”, ka shkruar Federata e Volejbollit të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm