Volejbollistët e rinj të Kosovës nuk ia dolën të fitojnë ndonjë set në përballjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e grupmoshës U22. Kosova U22 të premten mbrëma luajti me Azerbajxhanin dhe pësoi 3:0 në sete.
Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku zhvillohet turneu i grupit E të kualifikimeve. Në setin e parë, Kosova i mori 17 pikë. Ndërkohë në të dytin volejbollistët kosovarë fituan vetëm 11 pikë. Seti i tretë përfundoi 25:20 në të mirë të Azerbajxhanit. Në ndeshjen tjetër të grupit E, Holanda fitoi 3:0 ndaj Sllovakisë.
Të shtunën prej orës 16:00 luhet ndeshja Sllovakia – Kosova.
Fituesi i grupit avancon në Evropian, ndërsa gjasa ofron edhe pozita e dytë.
Artikuj të ngjashëm