Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Volejboll, Kosova humb edhe ndeshjen e tretë

Voljebollistet e Kosovës U17 e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë kualifikuese të Evropianit të këtij viti.

Kosova të dielën mbrëma pësoi 3:0 në sete nga Belgjika. Setin e parë e humbi 25:12, të dytin 25:16 dhe të tretin 25:19.

Kjo ndeshje, që ishte edhe e fundit për Kosovën, u zhvillua në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe i takoi rundit të dytë.

Kosova në Grupin E i humbi edhe dy ndeshjet e kaluara, atë kundër Estonisë dhe Ukrainës. Edhe në ato ndeshje u mposht 3:0 në sete.

Artikuj të ngjashëm