Dritës së Gjilanit i ka takuar derbi i javës së tetë në Superligën e Kosovës në volejboll për femra. Drita të dielën mposhti Kastriotin me rezultatin 3:1 në sete.
Fitore ka shënuar edhe Skenderaj përballë Drenasit me rezultat 3:0 në sete, shkruan “Koha Ditore”. Ndërkohë Prishtina Volley mposhti Trepçën po ashtu me 3:0 në sete, kurse Ferizaj fitoi 3:1 në sete ndaj Grykës.
Drita është lidere e Superligës së femrave me 23 pikë, kurse Skenderaj renditet në pozitën e dytë me 19 pikë. Në pozitën e tretë është Kastrioti.