Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vokshi nuk përfundon garën në Festivalin Olimpik

Skitari Klos Vokshi nuk ka arritur që ta përfundojë garën në Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj (EYOF), që po mbahet në Itali.

Vokshi të premten ishte skitari i fundit që përfaqësoi Kosovën në këtë ngjarje dimërore, por nuk ka arritur që ta përfundojë garën. Ai doli nga shtegu.

“Klosi ishte i pafat në lëshimin e dytë pasi doli nga shtegu, ndërsa në lëshimin e parë zuri vendin e 60-të prej 100 garuesve”, shkruan në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kosovën në këto Lojëra e kanë përfaqësuar edhe Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj.

Deva e Sefaj dolën nga shtegu në sllallom, kurse në sllallom të madh zunë vendet 40 dhe 51.