Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klos Vokshi del nga shtegu në lëshimin e dytë

Skitari Klos Vokshi ka garuar të mërkurën në sllallom të madh në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj në Gangwon të Koresë së Jugut.

Ai nuk e përfundoi garën me sukses, duke dalë nga shtegu në lëshimin e dytë. Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Vokshi në lëshimin e parë ishte i 54-ti prej 79 skitarëve të rinj. Të dy lëshimet me sukses i kanë përfunduar 50 skitarë.

Garën e fitoi skitari francez Nash Huot-Marchand me kohë prej 1:34.37 minuta.

Vokshi e Lirika Deva e kanë edhe garën e sllallomit.