Skitarja Lirika Deva ka garuar të martën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj që po mbahen në Gangwon të Koresë së Jugut.
Deva garoi në sllallom të madh dhe u rendit e 31-ta. Garën e filluan 79 skitare të reja, por 36 prej tyre nuk përfunduan me sukses të dy lëshimet.
43 skitare përfunduan garën me sukses, ndërsa koha e garueses kosovare ishte 1:54.87 minuta.
Garën e fitoi italiania Giorgia Collomb me kohë prej 1:41.10 minuta. Në Gangwon, Kosovën e përfaqëson edhe Klos Vokshi.
“Në një konkurrencë të fortë, pozita e 31-të vlerësohet e suksesshme për Lirikën, e cila do të garojë të enjten në disiplinën e sllallomit”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Deva mbyll garat me paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore
-
Deva “lë” studimet dhe Kosovën për të arritur majat në skitari
-
Klos Vokshi del nga shtegu në lëshimin e dytë
-
Skitarët e rinj të Kosovës fokusin e kanë te gara e sllallomit në Lojërat Olimpike
-
Skitari: Deva e 44-ta, Sefaj e 51-ta në sllallom të madh