Skitaret e reja të Kosovës, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj, kanë përfunduar garën në sllallom të madh. Deva e përfundoi garën në pozitën e 44-t, ndërsa Sefaj e 51-ta.
Deva ishte 17 sekonda e 29 të qindtat larg vendit të parë, ndërsa Sefaj 33 sekonda e 64 të qindtat.
Prej 88 garuesve, 54 përfunduan garën në Festivalin Olimpik Evropian për Rinj që po mbahet në Itali.
“Për dallim nga gara e djeshme e sllallomit, ku u diskualifikuan, sot (e enjten v.j.) patën paraqitje të kënaqshme, marrë për bazë kushtet tona në të cilat zhvillohet skijimi”, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Të premten, Klos Vokshi do të garojë në disiplinën e sllallomit të madh. Do të jetë edhe gara e fundit për ekipin e Kosovës.
-
Skitaret e Kosovës pa sukses në sllallom të madh
-
Deva mbyll garat me paraqitje të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore
-
Deva e 31-ta në sllallom të madh në Olimpiadën për të Rinj
-
Skitarët e rinj të Kosovës fokusin e kanë te gara e sllallomit në Lojërat Olimpike
-
Vokshi nuk përfundon garën në Festivalin Olimpik