Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Drin Kokaj del nga shtegu në debutim në Lojëra Olimpike

Drin Kokaj

Skitari kosovar, Drin Kokaj, ka debutuar të hënën në Lojërat Olimpike Dimërore.

Kokaj u paraqit në garën e sllallomit në “Milano Cortina 2026”. Por doli nga shtegu në lëshimin e parë.
Plot 49 skitarë dolën nga shtegu në lëshimin e parë. Dy u diskualifikuan, kurse një nuk startoi fare.
Lëshimin e parë me sukses e përfunduan 44 skitarë.

“Kokaj doli nga shtegu në lëshimin e parë. Shkaku i kushteve të vështira dhjetëra garues nuk e përfunduan lëshimin”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kosovën në “Milano Cortina 2026” po e përfaqëson edhe Kiana Kryeziu. Ajo doli nga shtegu në dy garat e para, kurse e ka edhe një. Ndërkohë Kokaj nuk ka gara të tjera.