Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kiana Kryeziu doli nga shtegu edhe në garën e tretë olimpike

Kiana Kryeziu

Kiana Kryeziu doli nga shtegu edhe në garën e tretë të saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”.

Është duke u mbajtur gara e skitareve në sllallom, ndërsa skitarja e Kosovës doli nga shtegu që në fillim të garës.

Ajo ka garuar edhe në Super G dhe sllallom të madh. Edhe në këto disiplina të skijimit alpin doli nga shtegu.