Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vlerësohet paraqitja debutuese e Kurtulushit

Mbrojtësi Edvin Kurtulush ka debutuar me humbje te Suedia. Ai luajti prej minutës së 42-të për Suedinë që pësoi 1:0 nga Serbia, të enjten mbrëma në Solna. Kurtulushi hyri në lojë në minutën e 42-të në vend të Joakim Nilssonit. Pak më vonë Suedia e pranoi golin.

Por sajti zyrtar i UEFA-s e ka vlerësuar paraqitjen e Kurtulushit në mbrojtje.

Ai ishte kapiten i Kosovës U21 dhe u ftua nga Kosova A për ndeshjet e qershorit. Ndërkohë në lojë hyri Suedia dhe Kurtulush vendosi për Suedinë. Ai është i lindur dhe i rritur në Suedi. Luan në këtë vend.

Ndeshja i takoi Grupit 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve.