Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vlera e Sanchos rritet për 800 për qind për tre muaj

Anësorit anglez të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, i është rritur vlera në tregun e transferimeve për 806 për qind, sipas disa analizave nga “CIES Football Observatory”.

Këto të dhëna kanë treguar se lojtari tani do të kushtojë rreth 80 milionë funte në treg.

18-vjeçari i ishte bashkuar “Milionerëve” më 2017 nga Manchester City, ndërsa në këtë shtator në treg kushtonte 8.77 milionë funte.

Deri tash ai ka shënuar gjashtë herë në 21 paraqitje për Dortmundin, shkruan BBC.

“CIES Football Observatory” ka treguar po ashtu se edhe vlera e mbrojtësit të Liverpoolit, Andrew Robertson, është rritur nga 28.92 milionë funte në 72.12, ndërsa ajo e sulmuesit të Evertonit nga 50 në 68.96 milionë funte.

Algoritmi për këto të dhëna llogaritet në bazë të moshës, kontratës, pozitës dhe ligës ku luajnë lojtarët.

Artikuj të ngjashëm