Jadon Sancho do të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë kësaj vere.
Sipas të përditshmes gjermane “Blid” drejtuesit e klubit janë pajtuar ta shesin sulmuesin e talentuar anglez gjatë këtij afati kalimtar.
Krerët e klubit gjerman për ta liruar Sanchon po kërkojnë rreth 100 milionë euro. Për shërbimet e 21-vjeçarit interesim kanë shprehur Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Chelsea. Sancho ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2023.
Talenti anglez këtë sezon ka shkëlqyer në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 21 asistime.
Artikuj të ngjashëm