Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Man. Utd zyrtarizon marrëveshjen me Sanchon

Manchester United ka zyrtarizuar marrëveshjen me anësorin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Klubi anglez ka konfirmuar se është arritur marrëveshja në parim me klubin dhe lojtarin, derisa nënshkrimi i kontratës dhe testet mjekësore do të kryhen pasi Sancho të përfundojë Evropianin me Anglinë.

Ky transferim do t’i kushtojë Unitedit plotë 85 milionë euro.

Sancho 21-vjeçar te Dortmundi u transferua nga Manchester City katër vjet më parë për afro 8 milionë euro.

Në 104 ndeshje në Bundesligë i ka realizuar 38 gola e 51 asistime, ndërsa në Ligën e Kampionëve në 21 ndeshje i shënoi pesë gola e asistoi gjashtë herë.