Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vladi refuzon ofertën e Malmos suedeze

Skuadra e Malmos suedeze kishte shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e Shkëlqim Vladit, që është pjesë e skuadrës së Aaraut në Zvicër.

Por të mërkurën gjatë ditës mediat suedeze kanë raportuar se Vladi ka refuzuar ofertën e skuadrës suedeze.

Sipas mediumit zviceran “4-4-2”, sulmuesi që kishte marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka pranuar ofertën e re të klubit aktual, Aaraut.

Vladi, 22-vjeçar, në rangun e dytë të futbollit të Zvicrës ka shënuar 15-të gola në 12 paraqitje. Një gol të shënuar e ka edhe në Kupën e Zvicrës.

Kontrata e Vladit skadon në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm