Sport

Visar Ejupi i bashkohet Sigal Prishtinës

Basketbollisti 20-vjeçar Visar Ejupi i është bashkuar Sigal Prishtinës nga Rahoveci. Lajmi është konfirmuar nga Sigal Prishtina në faqen e saj në Facebook.

Ejupi i gjatë 196 centimetra ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.

Në Evropianin U-20, Divisioni B, këtë vit ishte lojtari më i dalluar te Kosova me 15.9 pikë e 5.1 kërcime. Ejupi stinorin e kalua

“Visar Ejupi (196cm) 20 vjeçar nga Rahoveci vjen tek skuadra më e trofeshme në vend. Ai ka qenë pjesëmarrës i rregullt në grumbullimet e gjeneratave zingjirë të Kosovës duke pasur paraqitje mbreslënëse. Në kampionatin Evropian U20 - të këtij viti me Kosovën ishte lojtari më i dalluar me 15.9 pikë, 5.1 kërcime dhe 2.4 asiste për ndeshje. Ejupi në sezonin që lamë pas ishte pjesë e seniorëve të KB Rahoveci”, ka njoftuar Sigal Prishtina.