Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sigal Prishtinës përforcohet edhe me një amerikan

Sigal Prishtina ka prezantuar edhe një tjetër basketbollist amerikan të enjten mbrëma.

Është 32 vjeçari Erving Walker që së fundi i është bashkuar ekipit prishtinas. Walker ka bërë karrierë në Poloni, Francë dhe Turqi.

“Me skuadrat e Walker ka luajtur në Euroligë, Eurocup, FIBA Champions League dhe Europe Cup. Në të gjitha ekipet ku ka luajtur ka pasur paraqitje mbresëlënëse, ku veçohen sezonet me skuadrat franceze Strasbourg dhe Dijon. Në sezonin 2018/19 ishte pjesë e Pinar Karşiyakas në Superligën turke dhe FIBA Europe Cup ku për 44 ndeshje luajti me mesatare prej 12.1 pikë, 3.1 asistime për ndeshje. Kurse në sezonin 2020/21 u transferua tek Trepça, ku ka luajtur me 19.3 pikë dhe 5 asistime për ndeshje por i cili u lëndua rëndë dhe humbi sezonin”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.