Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë në elitën e basketbollit të Kosovës, në ndeshjen e xhiros së 25-të. “Bardhekaltrit” të dielën në mbrëmje në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, fituan me rezultatin 125:71. Visar Ejupi realizoi plot 40 pikë në fitoren me 54 pikë dallim.
Ejupi pati edhe katër kërcime e tri asistime, ndërsa statistikat më të mira i kishte Donovan Smith me 31 pikë, 17 kërcime e katër asistime.
Donte Clarck realizoi “triple-double” me 21 pikë, 13 kërcime e 11 asistime. Arian Azemi tek Istogu pati 27 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime.
Sigal Prishtina zë vendin e katërt me 40 pikë, kurse Istogu i fundit ka 26 pikë.