Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vinicius: Dua të mbetem te Real Madridi

Vinicius

Vinicius Junior ka bërë të ditur se dëshiron të mbetet te Real Madridi.

Ylli brazilian ka thënë se është i lumtur te skuadra spanjolle dhe nuk e mendon largimin nga madrilenët.

“Dua të qëndroj në klubin më të mirë në botë”, deklaroi Vinicius.

Real Madrid dëshiron të rinovojë Vinicius dhe të vendosë një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

21-vjeçari do të vazhdojë kontratën deri në vitin 2027.