Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi me kontratë të re për Viniciusin

Real Madridi është duke përgatitur kontratën e re për brazilianin Vinicius Junior.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se presidenti Florentino Perez dëshiron ta mbajë sa më gjatë talentin brazilian në ekip.

Forma e mirë e 21-vjeçarit ka bërë që krerët e klubit t’i ofrojnë kontratë të re.

Kontrata aktuale i skadon në vitin 2024. Me kontratën e Vinicius do të mbetet në Madrid deri në vitin 2026.

Braziliani këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 14 asistime.

Artikuj të ngjashëm