Real Madridi ka përgatitur kontratën e re për brazilianin Vinicius Junior. Krerët e klubit spanjoll dëshirojnë ta shpërblejnë me kontratë të re brazilianin që ka shkëlqyer këtë edicion.
Klubi ka nisur bisedimet me sulmuesin që është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me madrilenët.
Me kontratën e re, Vinicius do të mbetet pjesë e klubit deri në vitin 2027.
21-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 10 asistime.
Artikuj të ngjashëm