Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi me kontratë të re për Viniciusin

Real Madridi do të nisë bisedimet me Vinicius Juniorin për kontratën e re. Drejtuesit e klubit kanë përgatitur ofertën për rinovim me brazilianin.

Forma e mirë që është duke kaluar sulmuesi ka bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re.

Kontrata aktuale, 22-vjeçarit i skadon në vitin 2024. Klubi spanjoll do t’i ofrojë kontratë edhe për dy vjet të tjerë sulmuesit.

Vinicus këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 14 asistime.

Artikuj të ngjashëm