Real Madridi po planifikon ta mbajë sa më gjatë yllin e skuadrës, Vinicius Junior.
Forma fantastike e brazilianit edicionin e shkuar ka bërë që krerët e klubit t’i ofrojnë kontratë të re me pagë dukshëm më të lartë sesa fiton aktualisht.
Kontrata aktuale e 21-vjeçarit skadon në vitin 2024.
Real Madridi i ka ofruar kontratë trevjeçare që do ta mbajë atë në “Santiago
Bernabeu” deri në vitin 2027.
Klauzola e lirimit të brazilianit do të jetë 863 milionë euro.