Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Viktoria Plzeni fiton edhe ndeshjen e dytë në grup

Viktoria Plzeni e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Grupin C të Ligës së Konferencës.

Skuadra e madhe çeke të enjten në mbrëmje fitoi në udhëtim te Astana e Kazakistanit, me rezultatin 2:1. Fitorja u arrit me rikthim të rezultatit, pasi vendësit shënuan të parët në minutën e 51-të me kroatin, Marin Tomasov.

Mysafirët më pas shënuan dy gola të shpejtë, brenda dy minutash.

Në minutën e 54-t për 1:1 realizoi Tomas Chory, ndërsa dy minuta më vonë, Lukas Kalvach, i dha fitoren skuadrës vizitore. Viktoria Plzen prinë në Grupin C me gjashtë pikë, ndërsa Astana e fundit është pa pikë.