Ish-sulmuesi i Interit, Christian Vieri, mendon se blerja e Christian Eriksenit në janar, po del që ka qenë gabim.
Erikseni është i vendosur që të largohet nga Interit dhe për të interesim të madh ka shfaqur PSG-ja.
"Tani problemi nuk është shitja e tij, duke thënë se ai nuk është i përshtatshëm për taktikat e Antonio Contes. Ne duhet të themi se ishte i gabuar nënshkrimi me të në janarin e kaluar. Këtë duhet ta pranosh dhe të marrësh përgjegjësi”, tha Vieri.
Ish-sulmuesi italian ka folur edhe për formën jo të mirë të Juventusit këtë sezon.
Sipas Vierit, Juventusi nuk mund të fitojë çdoherë dhe herët a vonë do ta humbin titullin.
Artikuj të ngjashëm