Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vidali pritet të kthehet kundër Napolit

Arturo Vidali e ka kaluar lëndimin dhe do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Interin në ndeshjen e radhës.

Mediat në Itali shkruajnë se kiliani pritet të jetë në stol kundër Napolit në duelin e së mërkurës, kurse për duelin e fundjavës ndaj Spezias do të jetë 100 për qind gati.

Vidali ishte lënduar në ndeshjen kundër Genoas dhe nuk mundi ta ndihmonte Interin kundër Shakhtarit në Ligën e Kampionëve.

Këtë sezon, Vidal është paraqitur në 14 ndeshje me Interin dhe ende nuk e ka shënuar asnjë gol, përveç dy asistimeve.