Ylli i Bayern Munichut, Arturo Vidal, ka konfirmuar se do të pensionohet nga kombëtarja e Kilit pas Botërorit të vitit 2018.
Humbjet nga Paraguai dhe Bolivia gjatë pushimeve ndërkombëtare kanë lënë Kilin me pak shpresa për kualifikim në Botërorin e ardhshëm.
Për më shumë, humbja e së martës e detyroi Vidalin të shkruajë se dy ndeshjen e ardhshme kualifikuese dhe në rast pjesëmarrje në Botëror, janë ndeshjet e fundit për të për kombëtaren e Kilit.
30-vjeçari ka shënuar 23 gola në 97 ndeshje për Kilin.
Artikuj të ngjashëm