Bayer Leverkuseni ka fituar vetëm një pikë të dielën në ndeshjen derbi ndaj Stuttgartit. Në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesligës, Stuttgarti e Leverkuseni luajtën 1:1.
Për skuadrën e Granit Xhakës, Bayer Leverkusenin, ishte barazimi i dytë rresht në Bundesligë me rezultatin 1:1. Më 3 dhjetor me këtë rezultat kishte përfunduar ndeshja ndaj Dortmundit.
Stuttgarti kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 40-të me golin e Chris Fuehrich. Për 1:1 shënoi Florian Wirtz në minutën e 47-ttë.
Xhaka, si zakonisht, kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës së Leverkusenit.
Leverkuseni mbetet lider me 36 pikë. Por nuk ka shfrytëzuar dështimin e Bayernit për t’u shkëputur edhe më shumë. Bayerni është i dyti me 32 pikë nga 13 ndeshje. Stuttgarti është i treti me 31 pikë.