Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vestergaard drejt kampionatit italian

Qendërmbrojtësi i Southamptonit, danezi Jannik Vestergaard pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Mediumet britanike kanë njoftuar të premten se Roma dhe Juventusi kanë shprehur interesim për transferimin e 28-vjeçarit në fund të këtij edicioni.

Vestergaard ka treguar paraqitje të mira në Premier League dhe mund të largohet nga Southamptoni pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër. Ekipet italiane janë të gatshme të ofrojnë deri në dhjetë milionë euro për të siguruar shërbimet e danezit.

Vestergaard këtë sezon ka 24 ndeshje në kampionatin anglez dhe ka shënuar tri gola. Ai te Southamptoni është transferuar në vitin 2018 nga Borussia Moenchengladbachu kurse karrierë ka bërë edhe te Werder Bremeni e Hoffenheimi.

Artikuj të ngjashëm