Skuadra e Leicesterit ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit danez Jannik Vestergaard.
Mediumet angleze kanë njoftuar të mërkurën se Leicesteri, ka arritur marrëveshje me Southamptonin për transferimin e Vestergaardit.
Për kartonin e 29-vjeçarit, Leicesteri do të paguajë 17.5 milionë euro dëmshpërblim. Vestergaard me ekipin e ri, pritet të firmos kontratë katërvjeçare dhe do të prezantohet gjatë kësaj jave. Vestergaard iu bashkus Southamptonit në vitin 2018 nga Borussia Moenchengladbachu dhe firmosi kontratë deri në vitin 2022. Ai në sezonin e shkuar, regjistroi 30 paraqitje dhe shënoi tre gola në Premier League.