Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Frederic Veseli është përforcimi i parë për edicionin e ri te Salernitana, ekip që garon në Serie B të Italisë.
Transferimi i Veselit është konfirmuar të martën nga klubi i Salernitanas. Ai ka kaluar nga Empoli. Veseli me ekipin e ri ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2022, transmeton KOHA.
27-vjeçari ka qenë pjesë e Empolit prej vitit 2016 kurse karrierë ka bërë edhe te Le Mansi, Lugano, Port Vale, Ipswich Towni, Bury dhe te të rinjtë e Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt.
Në edicionin e fundit, Veseli ka regjistruar 18 paraqitje në Serie B me Empolin dhe pesë tjera me Le Mansin në kategorinë e dytë të Francës ku ishte huazuar. Ai ka edhe 25 paraqitje me fanellën e Shqipërisë.