Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frederic Veseli kalon te Benevento

Mbrojtësi i Shqipërisë, Frederic Veseli ka ndryshuar skuadër. 29-vjeçari ka kaluar te Benevento, që garon në Serie B të Italisë. Mbrojtësi i qendrës te Benevento ka kaluar nga skuadra tjetër italiane, Salernitana. Salernitana është pjesë e Serie A.

Veseli më së shumti ka luajtur për Empolin. Si i ri ishte te Manchester City e Manchester Unitedi, ndërsa më pas ishte te skuadra si Ipswich Town, Bury, Port Vale, Lugano, Empoli e Le Mans. Te Salernitana ishte prej vitit 2020.

Veseli ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës, kurse prej vitit 2015 është pjesë e Shqipërisë. Tashmë ka arritur shifrën e 41 ndeshjeve.

Veseli i ka 57 ndeshje në Serie A dhe 71 në Serie B.