Skuadra tjetër nga Serie A, Salernitana, ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin Ardian Ismajli, ka bërë të ditur Fabrizio Romano të martën.
Sipas tij, Salernitana është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ri që nis javën tjetër në Serie A, dhe Ismajli po shihet si përforcim i duhur.
Salernitana tashmë ka kontaktuar Empolin, ekip me të cilin Ismajli ka kontratë deri në vitin 2025.
Reprezentuesi i Shqipërisë iu bashkua Empolit vitin e shkuar nga Spezia dhe kartoni i tij vlerësohet rreth tre milionë euro.
Edicionin e shkuar, Ismajli regjistroi 22 paraqitje në të gjitha garat për Empolin.
Te Salernitana, 25-vjeçari do të bashkohej me mbrojtësin tjetër të Shqipërisë, Frederic Veselin.
Artikuj të ngjashëm