Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ismajli do të largohet nga Empoli

Ardian Ismajli

Qendërmbrojtësi Ardian Ismajli do të largohet nga skuadra e Empolit këtë verë, kur edhe i skadon kontrata. Kështu ka raportuar të martën “Transferfeed”. 

Ismajli nuk pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën italiane. Largimi i tij u bë edhe më i mundshëm pas rënies së Empolit në Serie B. 

Empoli nuk arriti që ta sigurojë mbijetesën për edicionin e ardhshëm në Serie A. Kampionatin e përfundoi në vendin e 18-të me 31 pikë. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ismajli, është lider i mbrojtjes tek Empoli. 

28-vjeçari pati edhe shumë probleme me lëndime gjatë edicionit 2024/25. Ai skuadrës së Empolit i mungoi në 13 ndeshje. 

Edhe Zyrtare, Ismajli largohet nga Empoli Futboll Zyrtare, Ismajli largohet nga Empoli

Ismajli ka përvojë të madhe në kampionatin italian. Ka kohë që raportohet se mund të bëhet bashkëlojtar me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani te Napoli. 

Ai Empolit iu bashkua në verën e vitit 2021 nga Spezia për dy milionë euro.