Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Frederic Veseli, do të largohet nga Salernitana pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij te klubi i Serie B, të cilit iu bashkua para fillimit të këtij edicioni.
Kështu kanë raportuar të hënën mediumet italiane.
Te Salernitana nuk janë të kënaqur me Veselin, i cili kaloi si përforcim nga Empoli.
27-vjeçari këtë edicion ka pesë paraqitje apo 265 minuta lojë në kampionat dhe në klub tashmë kanë vendosur ta nxjerrin në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Frederic Veseli që erdhi si përforcim para fillimit të këtij edicioni nuk ka bindur te Salernitana dhe pritet të largohet në janar. Klubi tashmë po kërkon blerës për Veselin dhe interesim për të kanë treguar disa ekipe tjera nga Serie B dhe C”, ka shkruar sajti italian “Tuttomercatoweb”.
Edhe
Ramadani konfirmon largimin nga Lecce
Veseli ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit 2022. Karrierë ka bërë edhe te Le Mansi, Lugano, Port Vale, Ipswichi e Bury.
Ai ka 29 paraqitje me Shqipërinë.