Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti zgjedh ekipin e tij të ardhshëm

Marco Verratti mund t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës, pavarësisht deklarimeve të tij se është i lumtur te Paris Saint-Germaini, raportojnë mediet në Spanjë.

Sipas të përditshmes “El Mundo Deportivo”, italiani i ka thënë bashkëlojtarëve të tij se është i lumtur në kryeqytetin francez, por se ëndrra e tij mbetet të luajë përkrah yjeve si Lionel Messi e Andres Iniesta, transmeton KTV.

Për 24-vjeçarin e mesfushës interesim së fundmi kanë shprehur edhe Chelsea dhe Bayern Munich.