Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti mund të transferohet në La Liga

Barcelona po e monitoron situatën e futbollistit të Paris Saint-Germainit, Marco Verratti.

“Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se klubi spanjoll po synon ta sjellë në “Camp Nou” mesfushorin italian.

Trajneri Xavi Hernandez raportohet se e sheh Verrattin si përforcim ideal për edicionin e ri.

Verratti mund të largohet nga parisenët pasi këtë edicion nuk ka pasur minutazhë të mjaftueshme.

Ai ka luajtur në vetëm 21 ndeshje në Ligue 1. Kryesisht është inkuadruar nga banka rezervë.