Liverpooli mund të përforcohet me mesfushorin italian, Marco Verratti. Për interesimin e mesfushorit të PSG-së ka raportuar të enjten “Daily Mirror”.
Interesim për Verrattin ka shprehur edhe Atletico Madridi. Por Verratti ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Me skuadrën nga Parisi, 30-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Pjesë e PSG-së është prej vitit 2012. Por gjasat që të mbetet edhe më gjatë pjesë e kampionit francez, janë të vogla.
Artikuj të ngjashëm