Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City interesohet për Verrattin

Skuadra e Manchester Cityt ka shprehur interesim për mesfushorin e PSG-së, italiani Marco Verratti, kanë njoftuar mediumet angleze.

Skuadra e Cityt është në kërkim të një mesfushori defensiv dhe Verratti shihet si zgjidhja e duhur pas dështimit për të transferuar Jorginhon, i cili iu bashkua Chelseat, përcjell Koha Ditoe.

Verratti mund të largohet këtë verë nga ekipi francez dhe ka klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. 25-vjeçari ka kontratë me skuadrën franceze deri në vitin 2021.

Me PSG-në ka fituar pesë tituj të Francës. Atje është transferuar në vitin 2012 nga Pescara për 12 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm