Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verratti me kontratë të re te PSG-ja

Mesfushori italian Marco Verratti ka firmosur kontratë të re pesëvjeçare me Paris Saint-Germainin dhe do të jetë pjesë e klubit deri në qershorin e vitit 2024, kanë raportuar të enjten mediumet e huaja.

Me kontratën e re, Verratti do të ketë pagë vjetore 17 milionë euro, që e bën ndër lojtarët më të paguar tek ekipi francez. 26-vjeçari këtë edicion ka regjistruar 13 paraqitje në të gjitha garat dhe ka bërë dy asistime, transmeton Koha Ditore.

Verratti është pjesë e PSG-së prej verës së vitit 2012 kur u transferua nga Pescara për 12 milionë euro, dhe me ekipin francez ka fituar gjashtë tituj kampioni të Francës.

Ai është ndër lojtarët më të dalluar në ekip dhe pëlqehet nga trajneri Thomas Tuchel, që ka kërkuar ta mbajë në ekip sa më gjatë që të jetë e mundur. Verratti ka edhe 36 ndeshje me Italinë.

Artikuj të ngjashëm